Surprise Me!

PD denoncon harresen e qeverise | Lajme - News

2020-12-05 0 Dailymotion

Partia Demokratike vijon të denoncojë mungesën e ndihmës së shtetit ndaj familjeve të mbetura të pastreha nga tërmeti i Nëntorit të shkuar. Nënkryetarja e Bashkisë së Lezhës, Alfrida Marku ishte në familjen Vuka, e cila prej gati dhjetë muajsh jeton në një kontenier dhe në një çadër në pritje që shteti t?i rindërtojë shtëpinë e shkatërruar.

Albina Vuka: Unë jam Albina Vuka. Nëna e 3 fëmijëve, bashkëshorti i sëmurë ka 5 vite, është i paralizuar ne karrocë. 10 muaj ka domethënë që ne flemë jashtë. Shtëpinë e kanë nxjerr DS4, të pabanueshme.

Alfrida Marku: Të pabanueshme. Që duhet të rindërtohet.

Albina Vuka: Që duhet të rindërtohet. Do ta bëjmë, ata thonë do ta bëjmë, do ta bëjmë po unë nuk jam duke parë gjë. Prej tërmetit në kontenier e në çadër kemi kaluar, ka 2 muaj kam ndenjur në çadër. Në çadër nuk munda të rri më se është e papërballueshme, çadra se na zë dhe frymëmarrja?.

Albina tregon se për shkak të pamundësisë për të jetuar në çadër është detyruar që t?i lejojë fëmijët të kthehen në shtëpinë e dëmtuar, duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Albina Vuka: I kam nxjerr fëmijët, i kam futur në shtëpi të shembur.

Alfrida Marku: Dhe duke rrezikuar jetën?!

Albina Vuka: Edhe duke rrezikuar jetën e fëmijëve! Asnjë send nuk kërkoj tjetër, vetëm kërkoj të më bëjnë një grimë shpi e të fus 3 fëmijët brenda dhe burrin e sëmurë brenda?

Partia Demokratike prej javësh ka sjellë shqetësimin e banorëve të mbetur të pastrehë, ndërsa akuzon qeverinë se nuk ka mbajtur premtimin për rindërtimin e shtëpive.

Tv KlanSUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon